Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në EMITT në Stamboll, Bullgaria paraqet potencialin e saj për turizmin gjatë gjithë vitit

Foto: tourism.government.bg

Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Që nga hyrja në pavijonin e tetë, ku janë vendosur stendat e pjesëmarrësve të huaj, bën përshtypje stenda kombëtare e Bullgarisë. “Bullgaria është pjesëmarrëse tradicionale në ekspozitën turistike në Stamboll. Tregu turk është veçanërisht i rëndësishëm për ne për shkak të afërsisë gjeografike dhe kapacitetit të madh turistik. Sivjet në stendën e Ministrisë së Turizmit prezantohen më shumë kompani nga e gjithë Bullgaria në krahasim me vitet e mëparshme. E vëmë thekim mbi turizmin spa, i cili është një destinacion mjaft i panjohur. Turizmi dimëror është gjithashtu shumë tërheqës për turistët turq", tha për BTA Teodora Taskova, atasheja e turizmit në Konsullatën e Përgjithshme Bullgare në Stamboll.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bëjnë thirrje për t'iu bashkuar valës ballkanike të bojkotit tregtar

Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..

botuar më 25-02-05 9.01.PD

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD