Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri.
"Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën përshtypje me një mesazh të fortë. Autori i muzikës është vetë Stenli, i cili e ka krijuar edhe aranzhimin së bashku me Svetlin Këslev. Teksti është i Ljubo Kirovit, me të cilin i lidh një miqësi e gjatë. Ai prek temën e vetëflijimit në emër të dashurisë dhe suksesit.
Videoja për "Nëse është e nevojshme" mbart gjithashtu stilin karakteristik jostandard të Stenlit. Në të, personazhi kryesor është balerini Viktor Angellov, dhe Steanli shfaqet përmes një vizualizimi intrigues.
Regjia e filmit është bërë nga Vasill Stefanov, ndërsa kamermanët janë Ljubomir Hristov dhe Vlladimir Mihajllov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...