Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit.
E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell - ka një motër të sëmurë me një diagnozë fatale dhe në përpjekjen e tij për ta ndihmuar atë, ai mbështetet tërësisht në besimin e tij të pafund, të thellë, i cili është vënë në provë më shumë se një herë. Aksioni është i ndërthurur me fatin e një murgu tjetër vetmitar, që nga viti 1981, Pjetrit nga mali Stranxha . Autori i skenarit, shkrimtari Martin Rallçevski, mbi romanin e të cilit me të njëjtin emër bazohet historia e filmit, thotë: “Fakti që ka ndodhur ky film është një mrekulli”.
Filmi i regjisorit Nikollaj Egerman shpesh paraqitet si ortodoks, duke vendosur një drejtim për kinemanë ortodokse në Bullgari, por producenti Bogdan Darev nga Siatëll tërhiqet nga historia dhe dashuria njerëzore:
"Jam shumë i lumtur që njerëzit që e kanë parë dhe nuk janë besimtarë preken nga historia. Qëllimi im ishte të bëja një film që mund të shihet nga publiku i gjerë, pavarësisht se cila është feja e tyre. Unë personalisht besoj në mirësinë dhe në secilin prej nesh si njerëz, prandaj vendosa të qëndroj pas këtij filmi" - tha ai në një intervistë për Radio Bullgarinë.
“Mos i mbyll sytë” fillon pikërisht me një dramë të tillë njerëzore – ëndrrën e një të riu në prag të 18-vjeçit – që babai ta dojë. Ky i ri është Petër, dhe për rolin u zgjodh Jani Malinov - një djalë të cilin regjisori e takoi si një mrekulli në një kishë ortodokse në Sofje dhe e njohu menjëherë si personazhi më i saktë për imazhin. Personazhet e tjera rikrijohen nga disa prej artistëve më të njohur vendas.
“Mrekullitë ndodhin, mjafton njeriu të ketë besim, të lutet dhe të jetojë me përulësi, që do të thotë në të vërtetë” - na tha aktori Aleksandër Kënev, i cili rikrijon rolin e priftit Pavell. Për rikrijimin bindës të dramës në jetën e një prifti, ai u urua nga vetë Patriku, Shenjtëria e Tij Daniill, i cili nderoi premierën e filmit me praninë e tij.
"Filmi i pëlqeu Patrikut dhe ai bekoi një punë tjetër të përbashkët me Departamentin Kulturor të Sinodit të Shenjtë - i jam shumë mirënjohës", tha aktori Krëstju Llafazanov për Radio Bullgarinë pas shfaqjes së premierës. Ai është i bindur se “Mos i mbyll sytë” është një film për besimin, shpresën dhe dashurinë. “Zoti bën mrekulli jo për të kënaqur kureshtjen e njerëzve, por për të forcuar besimin e tyre”, thotë Krëstju Llafazanov i cili rikrijon rolin e priftit Stefan në film:
“Ky film do t'i ndihmonte shumë njerëzit të kenë besim në këtë fuqi më të lartë të quajtur Zot. Shumë shpesh ne e harrojmë Zotin dhe në momentet më të vështira i drejtohemi Atij dhe ende dukemi të pakënaqur që Ai nuk na kushton vëmendje. Dhe në fakt, Ai është kudo dhe gjithmonë i gatshëm të na ndihmojë – na kujton Krëstju Llafazanov. – Filmi u drejtohet të gjithë njerëzve – besimtarë apo jobesimtarë. E mira e filmit është se ai prek zemrat.”
"Mos i mbyll sytë" po del në kinematë në Bullgari, por si filmi i mëparshëm i Bogdan Darev - "Kavall Park", ai do të takohet me komunitetet bullgare në mbarë botën. Shfaqjet e para – në Çikago dhe Detroit – janë tashmë një fakt.
“Bullgarët në mbarë botën nuk janë auditori i vetëm i synuar: – Aksioni zhvillohet në Bullgari, por kushdo nga e gjithë bota mund të lidhet me temat në film.Ne synojmë ta sjellim atë në tregun amerikan - ky është një treg i madh sepse 30 për qind e amerikanëve që shkojnë në kinema janë besimtarë, pavarësisht nga feja. Tashmë u prezantua në disa festivale, dhe në dy prej tyre fitoi çmime - për filmin më të mirë, për regjisor dhe për producent. Tashmë i bëmë titrat në anglisht dhe mendoj se ky film do të fitojë gjithnjë e më shumë popullaritet jashtë vendit. Për mua, kjo është si një kartëvizitë për Bullgarinë dhe për atë që ne jemi të aftë si kinema - profesionistët e jashtëzakonshëm që kemi këtu, çfarë mund të filmojmë, por edhe atë që jemi në gjendje t'i japim botës për sa i përket besimit, dashurisë, qëndrimit dhe shpresës. Sepse sado të rënda të jenë temat në film, ai i lë shikuesit me shpresë dhe dritë.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: dontcloseyoureyesfilm.com, Elena Karkallanova, BTA
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..