Më 10 shkurt, Kisha Ortodokse kremton martirin e shenjtë Harallambi Mrekullibërësit, i cili gjatë jetës shëronte të sëmurët dhe me fuqinë e Zotit kreu shumë mrekulli.
Në fillim të shekullit të III, Shën Harallambi u bë viktimë e persekutimeve të të krishterëve në kohën e perandorit Lucius Septimius Severus dhe iu nënshtrua torturave të rënda, pas së cilës u dënua me vdekje nga vetë perandori.
Pasi autoritetet pagane e kapën peshkopin e shenjtë e çuan te gjykatësi, i cili e nxiti të adhuronte idhujt. Peshkopi refuzoi me vendosmëri të mohonte Zotin Perëndi dhe më pas iu nënshtrua torturave të tmerrshme. Harallambi i duroi vuajtjet me guxim të madh. Duke parë qëndrueshmërinë e mahnitshme të plakut dhe shfaqjet e mrekullueshme të fuqisë së Zotit, shumë paganë besuan. Të gjithë filluan të lavdërojnë Perëndinë e vërtetë dhe shumë prej tyre u dënuan me vdekje. I shëruar nga plagët e tij, Shën Harallambi u bëri thirrje paganëve të kuptonin të vërtetën.
Me urdhër të perandorit, ai u dënua me vdekje. Kur e çuan në vendin e dënimit, Shën Harallambi ngriti duart drejt qiellit dhe iu lut Zotit për të gjithë njerëzit - t'u japë atyre shëndet trupor dhe shpëtim shpirtëror. Pas kësaj lutjeje, plaku i shenjtë ndërroi jetë para se xhelati të mund ta rrëzonte shpatën mbi të.
Shën Harallambi ia dha shpirtin Zotit në moshën 115-vjeçare, në vitin 202. Ai quhet “Mrekullitari” për shkak të mrekullive të shumta që ka bërë. Koka e tij e shenjtë ruhet në Manastirin grek “Shën Stefani” në Meteora.
Kujtimi i Shën Harallambit nderohet sidomos nga bullgarët, si për ndërmjetësimin e tij lutës para Zotit për të sëmurët, të vuajturat shpirtërisht dhe fizikisht. Krahas kësaj ai respektohet edhe si mbrojtës i bletarëve.
Tradicionalisht, mjalti shenjtërohet në tempuj këtë ditë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..