Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë energjetike, si dhe një takim me ndihmës sekretarin e shtetit për burimet e energjisë dhe pjesëmarrjen në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit amerikan. Janë planifikuar bisedime me menaxhmentin e kompanisë amerikane "Westinghouse" dhe bankës amerikane të eksport-importit "Exim Bank" në lidhje me ndërtimin e njësive 7 dhe 8 të Centralit Atomik “Kozlloduj”.
Pak ditë më parë, Stankov njoftoi se centrali “Kozlloduj” mund të jetë vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe të qendrave të të dhënave në vendin tonë nga pikëpamja e sigurisë së furnizimit me energji. "Për këtë arsye, ne do të fillojmë një "roudshow" drejt kompanive në mënyrë që qendrat e të dhënave të mund të ndërtohen në territorin bullgar," vuri në dukje Stankov.
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance (Джей Ди Ванс). Të dy folën në..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina..