Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Dashuria dhe vera"

Foto: Pixabay

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë:

Çfarë është vera pa dashuri?
Çfarë është dashuria pa një gllënjkë verë
?”


"Dashura dhe vera" u krijua midis tre qyteteve - Sofjes, ku jeton Jordanka Hristova, Varnës - nga është autorja e muzikës dhe tekstit, Valentina Cenova, dhe Razgradit - qyteti i aranzhuesit të këngës, Ivajllo Petkov. Për aranzhimin kanë punuar edhe Boris Çakërov dhe Nikollaj Tomov, kitarën e të cilit po e dëgjojmë në këngë.

...Le të gjithë me gotë në dorë
ta presim këtë festë të ndritshme të dyfishtë!

Shijoni disa interpretime të tjera të Jordanka Hristovës nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Foto: Pixabay, YouTube

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dajan Stefanov dhe Elica Naumova

Versioni akustik i këngës "Dashuria për mua"

Këngëtarët e rinj Elica Naumova dhe Dajan Stefanov së fundmi prezantuan këngën e tyre në duet "Dashuria për mua". Pas suksesit të saj, ata vendosën të zgjerojnë mesazhin e këngës me një version akustik, i cili sjell një ndjesi më intime, të sinqertë..

botuar më 25-08-19 8.10.PD

Opera e Varnës me shfaqjen e parë bullgare të "Rusalka" nga Antonín Dvořák

Një ngjarje e jashtëzakonshme muzikore pritet më 20 gusht në Varna. Në kuadrin e festivalit "Opera në Teatrin Veror", për herë të parë jo vetëm në historinë e saj 78-vjeçare, por edhe në historinë e teatrit bullgar të operës, Opera e Varnës do..

botuar më 25-08-18 3.45.MD

"MÓMA (REMIX)"

Në jetën muzikore, vera është sezoni i emocioneve të klubeve, prandaj është edhe veçanërisht i përshtatshëm për realizimin e remikseve. Pas versionit origjinal audio të këngës “MÓMA”, Preja na sjell edhe një remix të kësaj kënge. Ai është punë e..

botuar më 25-08-18 7.30.PD