Çdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin e kartolinave, dhuratave dhe gjesteve romantike që simbolizojnë dashurinë midis partnerëve. Pavarësisht nëse dashuria është e re apo e krijuar ndër vite, nuk ka dhuratë më të mirë se një udhëtim i përbashkët në një vend të bukur dhe frymëzues.
Për çiftet që duan romancën buzë detit, qytetet e vjetra Nesebër dhe Sozopoll ofrojnë qetësi dhe rehati në dimër, me rrugë me kalldrëm, pamje nga deti dhe restorante të vogla me qirinj dhe verë aromatike.
Nëse preferoni qetësinë e maleve, Bozhenci është zgjedhja ideale me atmosferën e Rilindjes dhe shtëpitë e izoluara turistike. Dhe për ata që kërkojnë një pushim të plotë, kryeqyteti SPA Velingrad, ose pishinat e nxehta minerale në Sapareva Banja ofrojnë relaksim dhe ngrohtësi.
Dhe një tjetër vend i veçantë në Bullgari tërheq të dashuruarit që duan të festojnë dashurinë e tyre në mënyrë simbolike. Gergana Mançeva na çon atje me materialin e saj nga koleksioni i Radio Bullgarisë "Stoli i dashurisë afër Drjanovo - një vend për ndjenja të ndara mes natyrës".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..
Me manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..