Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë Telegrafike Ruse të Shën Petersburgut. Si 127 vjet më parë, sot media përpunon, ruan dhe shpërndan informacione brenda dhe jashtë vendit për ngjarjet politike, ekonomike, sociale, kulturore, shkencore dhe sportive.
Me rastin e përvjetorit të saj, më 16 shkurt, agjencia do të prezantojë para publikut të gjerë ambientet e reja për arkivat e saj. Në të njëjtën ditë do të prezantohet zyrtarisht edhe fonti BTA. "Me të, do të përpiqemi të imponojmë një vizion të unifikuar për gjithçka që del nga agjencia kombëtare e lajmeve e Bullgarisë," vuri në dukje drejtori i saj Kirill Vëllçev.
Sipas tij, pas datës 16 shkurt, fonti do të jetë absolutisht i lirë për përdorim nga të gjitha institucionet bullgare. “Ai është bërë nga Akademia Kombëtare e Arteve dhe bazohet në traditën e nxënësve Kirilit dhe Metodit”, shpjegoi Vëllçev.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...