Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA e pyetën edhe Bullgarinë nëse vendi do të dërgonte trupa në Ukrainë

Foto: mfa.bg

Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në procesin e garantimit të sigurisë në Ukrainë u pranuan si në mënyrë dypalëshe - përmes Ambasadës së SHBA në Sofje dhe përmes Delegacionit të Përhershëm Bullgar në NATO, saktëson ministria. “Pozita e Bullgarisë është kategorike se Ukraina duhet të marrë garanci të qarta dhe të besueshme për sigurinë e saj. Duhet të merret parasysh edhe e drejta e Ukrainës për të zgjedhur në mënyrë sovrane marrëveshjet e sigurisë dhe nevoja për të arritur konsensus midis aleatëve", theksohet në qëndrimin e Sofjes. "Procesi i negociatave të paqes duhet të bazohet në pozitën parimore se asgjë për Ukrainën nuk mund të vendoset pa Ukrainën. Ukraina duhet të vendosë për kushtet për paqen, duke pasur parasysh se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme është e mundur vetëm me respektimin e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit. BE-ja duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave kur diskutohet e ardhmja e Ukrainës, pasi ajo ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe stabilitetin e vetë Evropës. Bullgaria, si një aleate në krahun lindor të NATO-së dhe një vend i Detit të Zi, do të preket drejtpërdrejt nga marrëveshjet e arritura. Evropa është një aleat natyror i Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jetë pjesëmarrëse e barabartë në përpjekjet diplomatike për të arritur paqen në Ukrainë. Është thelbësore që BE dhe NATO të mbeten të bashkuar në këto kohë të vështira në mbështetje të Ukrainës dhe të demonstrojnë lidership", thuhet gjithashtu në pozitën e Ministrisë së Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adoptimi i euros do ta bëjë Bullgarinë edhe më tërheqëse për turistët

Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh hapi konferencën "Turizmi bullgar dhe anëtarësimi i Bullgarisë në еurozonë", organizuar nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Ministri theksoi rolin kyç të turizmit për ekonominë bullgare dhe vuri në dukje se hyrja..

botuar më 25-03-25 2.51.MD
Jordanka Çobanova

Bullgaria kontribuon në mbrojtjen evropiane me teknologji për mbrojtjen e zhytësve

Vendi ynë u bashkohet proceseve inovative në mbrojtjen evropiane me zhvillimin e teknologjisë nënujore të krijuar për të mbrojtur zhytësit ushtarakë, njoftoi kryetarja e përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Jordanka Çobanova. Gjithashtu..

botuar më 25-03-25 10.49.PD

Grupi i fundit i Ekspeditës Kombëtare të Antarktidës kthehet në Bullgari

Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..

botuar më 25-03-25 9.27.PD