Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i bujqësisë Georgi Tahov në hapjen zyrtare të Megaforumit të 10-të për agrobiznes, verë, ushqim dhe pajisje në Plovdiv. Investimet në sektorin e bujqësisë arrijnë në mbi 2.2 miliardë leva /mbi 1.1 miliardë euro/ në vit, që është rreth 7-8% e investimeve në ekonominë e vendit.
Ministri premtoi se përmes nismave legjislative dhe ndërhyrjeve strategjike do të krijohet një mjedis i favorshëm për zhvillimin e sektorit, i cili do të mbështesë konkurrencën e bujqësisë bullgare.
Ekspozita prezanton 620 kompani nga 25 vende dhe vizitorët kanë mundësinë të mësojnë për risitë në mbarështimin e bimëve, blegtori, industrinë e verërave dhe industrinë ushqimore.Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore për vendin për shkurt 2025 është 1738,01 leva. (888.63 euro), njoftoi Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Krahasuar me një muaj më parë, ka një rritje prej 4,73 leva. (2.42 euro)...
Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i..
Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë...