Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit. Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00.
Qytetarët do të kenë qasje në zonën e sigurisë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 përmes tre pikave të kontrollit, raportoi Shërbimi Kombëtar i Sigurisë. Do të ketë rojë nderi nga Garda Kombëtare para monumentit gjatë gjithë ditës. Nga ora 11:00 në një ritual përpara monumentit të Vasill Levskit në lagjen e kryeqytetit "Gorubljane" do të marrë pjesë Banda Përfaqësuese Ushtarake e Tunxhit e Forcave Tokësore.
Në një ceremoni të veçantë sot, në orën 9:00, Aeroporti i Sofjes do të marrë zyrtarisht emrin Vasill Levski.
Në të gjithë vendin po mbahen ceremoni të ndryshme kushtuar përvjetorit të vdekjes së heroit të madh kombëtar bullgar.
Manifestimet përkujtimore filluan më 16 shkurt me pelegrinazh dhe tubim përkujtimor para bustit-monument të Vasill Levskit në Manastirin е Moldavës "Shën Petka" afër Plovdivit, Bullgari Jugore.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..