Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje. Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Kreu i shtetit mbajti një fjalim dhe vendosi kurorë lulesh.
Qindra banorë dhe mysafirë të qytetit Pleven, pavarësisht të ftohtit, u renditën para monumentit të Vasil Levskit për të bërë homazhe në kujtim të heroit dhe për të vendosur lule.
Në një ceremoni zyrtare, Aeroporti i Sofjes mori emrin e Vasill Levskit. Kjo u bë e mundur pasi kreu i shtetit nxori një dekret për këtë.
Mbi 100 fëmijë morën pjesë në Konkursin Tradicional "Kërcimi i luanit" në Shkollën e Mesme të Specializuar të Shkencave Natyrore-Matematikore "Vasill Levski" në Smoljan. Nxënësit garuan në kërcim trehapësh dhe kërcim nga vendi, vrapim dhe stafetë në kuadër të manifestimeve kushtuar 152 vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë.
Gjithashtu u shpall se po fillon ndërtimi i rrugës turistike “Rruga e Levskit”. Itinerari do të fillojë nga qyteti Trojan në malin Stara Pllanina, do të lidhë Bullgarinë Veriore dhe Jugore. Parashikohet që ai të kalojë nëpër vende që lidhen me veprën e Apostullit të Lirisë.
Foto: BTAKuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..