Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim parash përmes shitjes së makinave luksoze. Katër persona u arrestuan dhe u akuzuan, u inspektuan 9 shitës makinash dhe u sekuestruan mbi 30 vetura, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar BNT.
Aksioni u mbajt në qytetet Sofje, Plovdiv dhe Pazarxhik më 19 dhe 20 shkurt 2025. Veprimtaria e paligjshme i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 10 milionë leva (rreth 5 milionë euro). Për këtë qëllim u përdor një rrjet shoqërish tregtare dhe fluksi i parave kontrollohej nëpërmjet transferimeve bankare.Të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale nga 33° deri në 38°, në Sofje – rreth 33°. Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në orët e pasdites deri mesatare, nga..
Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të brendshme, Daniell Mitov. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, presioni migrator ka rënë me rreth 70%, gjë që..
Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e qeverisë në politikën fiskale dhe zonën euro”, partia “Veliçie” njoftoi se dorëzuan në zyrën e..
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia,..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje..