Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan.
Deklarata u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, përveç "Vëzrazhdane", ndërsa MEÇ dhe një deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) abstenuan.
Deklarata bën thirrje për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë dhe një proces negocimi që përfshin të gjitha vendet e prekura drejtpërdrejt dhe të interesuara për vendosjen dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, duke përfshirë Bullgarinë.
Kuvendi i bën thirrje Këshillit të Ministrave të vazhdojë politikën e Republikës së Bullgarisë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare me mjete diplomatike dhe të promovojë iniciativa që synojnë gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme paqësore.Banka Botërore uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike të ekonomisë globale dhe të Bullgarisë për këtë dhe vitin e ardhshëm. Vlerësimi është pjesë e analizës së rregullt të institucionit financiar ndërkombëtar, që publikohet çdo 6 muaj -..
Kina është vendi që përfiton më shumë nga politika e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, tha për CNN presidenti bullgar Rumen Radev.Lidhur me luftën në Ukrainë, Radev beson se po afron momenti kur “Ukraina mund të mbetet pa njerëz për të luftuar”...
Ndoshta jam i modës së vjetër, por besoj fuqimisht në demokraci me propozimin tim për një referendum mbi aplikimin e euros në Bullgari. Disa udhëheqës besojnë te teknokracia, të tjerë te forca lëvizëse e ekonomisë. Por nëse nuk ka demokraci, e gjithë..
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra..
Vizita e punës e Ministrit të Brendshëm Daniell Mitov në SHBA përfundoi me takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Sigurisë..
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit...