Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB, Bojko Borisov (15,9%) dhe Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kiselova (15,3%). Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mjara”, i kryer në periudhën 6-16 shkurt 2025 mes 803 shtetasve të rritur bullgarë.
Ndër institucionet, Presidenca gëzon vlerësimin më të lartë - 47,6% qëndrim pozitiv dhe 38,4% negativ. Qëndrimi ndaj qeverisë disa javë pas formimit të saj është pozitiv për 26.8% të të anketuarve dhe negativ për 56.7%.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 26,5% e të anketuarve do të kishin votuar për GERB-SDS, 13,9% - për "Po e vazhdojmë ndryshimin - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), 13.5% - për "Vëzrazhdane", 10.1% - për DPS- Fillimi i Ri, 7.0% - për DPS – Demokracia, të Drejtat dhe Liritë, 6% - për Partinë Socialiste Bullgare (BSP), 6.4% - për “Ka një popull të tilllë” (ITN), 5.9% - për MEÇ, 4% - për “Veliçie” dhe 5.9% - për formacione më të vogla. 3.1% e të gjithë të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin “Unë nuk mbështes askënd”. Këto rezultate tregojnë se disponimi i votuesve mbetet i njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit..
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..