Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende në rajonet jugperëndimore. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Vlerat maksimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në disa vende do të ketë mjegull më të përhershme - ndërmjet 1 dhe 4°, në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 6°.
Në malet mbi masivet perëndimore do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe vende-vende reshje bore. Pjesët e larta do të jenë në shtresën e reve. Do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesët lindore të maleve Stara Pllanina, Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 0°, në 2000 m. - rreth minus 6°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri në 6°. Temperatura e ujit të detit është 4-5°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të larta dhe mesatare. Temperaturat do të rriten ngadalë.Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..