Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Zheljazkov: Ukrainës duhet t'i jepen garanci për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë

Pjesëmarrja e Rosen Zheljazkovit në samitin për Ukrainën
Foto: gov.bg

Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë të fillimit të luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës. Zheljazkov ishte kategorik se nuk duhet të ketë negociata paqeje në Ukrainë pa Ukrainën dhe BE-në. Ai vuri në dukje se Kievit duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie, të cilat janë të domosdoshme për çdo paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në kontinentin evropian. Sipas tij, "arritja e paqes përmes ndërtimit të forcës është strategjia për ta vendosur Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme përpara negociatave të paqes".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fabrikë për kirurgji të robotizuar hapi dyert në Përrvomaj

Një lider global në prodhimin e pajisjeve për kirurgji të robotizuar dhe minimale invazive hapi zyrtarisht një bazë të re prodhimi në qytetin Përrvomaj, në qarkun e Plovdivit, si pjesë e zgjerimit të planifikuar në Evropë, njofton BNR Plovdiv. Në..

botuar më 25-07-13 7.20.PD

Çmimet për blerjen e tokës bujqësore rriten, ndërsa për qira bien

Në vitin 2024, çmimi mesatar i kontratave për shitblerje të arave në Bullgari arrti në 1697 leva (867.66 euro) për një dynym, që përbën një rritje prej 5.9% krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI)...

botuar më 25-07-13 6.10.PD

BALKAN MOODS – klasikë, xhaz dhe folklor bashkohen në një projekt muzikor në Varnë

Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë bullgarë do të prezantojnë në Varna projektin BALKAN MOODS, që bashkon muzikën klasike, xhazin dhe..

botuar më 25-07-12 6.35.PD