Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që u larguan nga Bullgaria si fëmijë nuk e dinë gjuhën, por duan që fëmijët e tyre ta mësojnë atë për të ruajtur lidhjen me vendin, thotë Bahtishen Mutllu, e cila jep mësime të bullgarishtes. Ajo është nga qyteti bullgar Isperih dhe u largua nga vendlindja e saj gjatë ngjarjeve të vitit 1989.
Shkolla në Edrene aktualisht është e vendosur në dy dhoma dhe po kërkohen mundësi për t'u zgjeruar. Buxheti është shumë i kufizuar, thekson Mutllu para reporteres së BNR në Kërxhali Valja Apostolova. Shkolla ndihmohet nga organizata të ndryshme nga Turqia dhe Bullgaria.
Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës “At Aleksandër Çakërëk” – Edrene
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..