Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes.
"Në fillim, kur u bashkuam me BE-në, kishte nevojë për njëstaf në institucionet evropiane. Bashkëshortja ime kishte përvojë - ajo punonte në Bullgari në Përfaqësinë e BE-së që para se të anëtarësoheshim dhe ishte një nga të parët që mori një kontratë për punë në institucionet evropiane. Unë kisha një punë të mirë, por vendosëm për karrierën e saj profesionale dhe të ardhmen e fëmijëve tanë të shkojmë në Bruksel. Ishte pak më e vështirë për mua. Nuk e dija frëngjishten, vetëm pak anglisht. Nuk e kisha idenë se si do t'ia dilja në këtë vend, por vendosa se ishte një sfidë shumë e mirë dhe ia vlente ta provoja".
Në Belgjikë, Jordan Minkov e nisi nga e para. Ai hapi një firmë të tij dhe filloi të merret me ndërtim dhe tregti. Nga përvoja e tij, ai e dinte se shija autentike bullgare ishte e kërkuar dhe e preferuar nga bashkatdhetarët tanë në Bruksel dhe për këtë arsye vendosi të hapë një dyqan për ushqime bullgare.
Jordan Minkov përzgjedh me shumë kujdes produktet që ofron në dyqanin e tij. Ai dëshiron që ato të jenë cilësore dhe të shijshme, sepse e di që edhe kjo është një lloj reklame për Bullgarinë.
"Ideja jonë ishte të promovonim Bullgarinë përmes produkteve tona. Ne kemi qenë gjithmonë të prirur për të tërhequr klientë të huaj. Brukseli është një qytet shumëkombësh. Njerëzit nga të gjitha vendet dhe kombësitë jetojnë këtu - si nga Bashkimi Evropian, ashtu edhe jashtë tij. Dhe ne po kërkojmë një mundësi për të tërhequr çdo një klient. Me kalimin e viteve, mund të them se pas bullgarëve, në radhë të parë janë fqinjët tanë nga Gadishulli Ballkanik."
Po ashtu në dyqan hyjnë edhe njerëz të tjerë nga Evropa Perëndimore – Gjermania, Franca, Italia, vendet skandinave. Ka njerëz që e kanë vizituar Bullgarinë. Ata e kanë pëlqyer atë. Kanë provuar produkte bullgare dhe po i kërkojnë. Jemi shumë të lumtur që kemi klientë të tillë!”
Cilat janë mallrat bullgare më të kërkuara në Bruksel?
"Sigurisht që në vend të parë është kosi bullgar," përgjigjet menjëherë bashkatdhetari ynë, "Gjithashtu, salsiçet - të thata dhe gjysmë të thara, llukanka bullgare dhe suxhuku i dashur bullgar janë gjithashtu shumë të kërkuara. Ljutenica, natyrisht. Bëra provë që në fillim dhe patëm sukses të madh me importin e frutave dhe perimeve bullgare. Në vend të parë kjo është e ashtuquajtura “domate rozë”, e cila është gjithnjë e më e vështirë për t'u gjetur në Bullgari dhe gjithnjë e më e shtrenjtë. Por ne arrijmë të importojmë disa sasi. “I pëlqejnë shumë domatet dhe kastravecët tanë, dhe frutat dhe perimet në përgjithësi, sepse thënë sinqerisht, dyqanet këtu mund të kenë një shumëllojshmëri të madhe të produkteve të tilla gjatë gjithë vitit, por shija e tyre nuk është në nivelin që jemi mësuar”, shpjegon Jordan.
Aktualisht, të ashtuquajturat martenica (veroret) janë një hit i padiskutueshëm në dyqanin bullgar në Bruksel. Shumëllojshmëria është e madhe. Të gjitha llojet e martenicës janë në dispozicion, kryesisht të punuar me dorë.
"Që kur u hap dyqani, gjëja e parë që ofruam si një suvenir bullgar ishte martenica. Ky është një zakon shumë i bukur. Është i njohur këtu, por mund të themi se falë bullgarëve që janë këtu, po bëhet gjithnjë e më i njohur."
Për të promovuar të gjitha gjërat e mira nga Bullgaria, kemi ofruar gjithmonë martenica që nga mesi i shkurtit. I blejnë edhe të huajt. Bashkatdhetarët që punojnë në institucionet evropiane më thonë se kolegët e tyre janë mësuar aq shumë sa çdo vit më 1 mars shkojnë në zyrë dhe u japin dorën për t’u vënë një martenica. Dhe për këtë arsye, bullgarët blejnë shumë martenica, për t'ua dhënë kolegëve. Fëmijët në shkolla gjithashtu dhurojnë martenica.”
Të huajt janë kuriozë për traditën bullgare, interesohen se nga vjen zakoni për t'i dhuruar njëri-tjetrit martenica, dhe Jordani me gatishmëri tregon një legjendë ku tregohet për martenicat si një simbol i pranverës që po vjen, një amulet për shëndetin. Ai përpiqet të ofrojë martenica të punuar me dorë nga Bullgaria.
A është rritur interesi për martenicën me kalimin e viteve?
"Duket se po. Është bërë mjaft popullor," thotë pronari i dyqanit bullgar në zemër të Evropës "Klientët nga Rumania dhe Greqia po blejnë gjithashtu për veten e tyre, kolegët dhe familjet e tyre. Disa po përgatiten për 1 marsin shumë më herët. Tani kemi shumë shitje."
Foto: Daniella Goleminova, Pexels
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..