Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën Vjetore të Shefit të Mbrojtjes, e cila filloi në Sofje. Në konferencë, Admirali Emill Eftimov prezantoi "Analizën e statusit dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024". Radev theksoi se jemi dëshmitarë të një ndryshimi të paprecedentë të mjedisit të sigurisë në botë dhe në Evropë dhe të një paparashikueshmërie në rritje.
Po vjen radha e debatit rreth një rifokusimi të mundshëm të Shteteve të Bashkuara nga hapësira euroatlantike në rajonin e Paqësorit. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për një zgjidhje të shpejtë të këtij konflikti përmes diplomacisë. Qasja e liderëve evropianë është të vazhdojnë veprimet ushtarake dhe të kërkojnë nëpërmjet tyre vendosje të Ukrainës në një pozicion të fortë për negociata të mundshme të mëtejshme. Por e gjithë rrjedha e deritanishme e luftës tregon se kjo është një shpresë utopike, ajo do të shkaktojë edhe më shumë viktima, edhe më shumë shkatërrime dhe rrënime të Ukrainës, për të cilat Evropa në fund do të duhet të paguajë”, theksoi presidenti Rumen Radev.Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në..