Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë.
Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i pakthyeshëm i këmbimit të levës ndaj euros. Ai do të ruhet kur të futet euroja në vendin tonë, përkatësisht 1,95583 leva për 1 euro, sqaron BNB. Që nga data e futjes së euros në Bullgari, monedha në vendin tonë bëhet euroja.
Periudha e tregimit të dyfishtë të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në euro dhe në leva fillon një muaj pas hyrjes në fuqi të Vendimit për adoptimin e euros dhe përfundon 12 muaj pas datës së futjes së euros në Bullgari.
Që nga data e futjes së euros, vetëm kartëmonedhat euro do të shpërndahen kur tërhiqen para përmes makinave të vetëshërbimit.
BNB do të shkëmbejë pa pagesë, në sasi të pakufizuar dhe pa afat kohor, kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit.
Shndërrimi nga leva në euro kryhet duke pjesëtuar vlerën numerike në leva me vlerën e plotë numerike të kursit zyrtar të këmbimit, të paraqitur në gjashtë shifra me të gjitha pesë shifrat pas presjes dhjetore. Shuma që rezulton rrumbullakoset në shifrën e dytë dhjetore bazuar në shifrën e tretë dhjetore.
Kapitali minimal për themelimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar pas adoptimit të euros do të jetë 1 euro.
Vlera minimale e kapitalit të një shoqërie aksionare do të jetë 25 000 euro.
Lexoni më tepër në arkivin tone:
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..