Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov, po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe Dimitër Arnaudov, zërat e të cilëve janë një thesar i vërtetë për muzikën popullore bullgare. Formacioni ikonë i muzikantëve virtuozë do të kënaqë dashamirësit e muzikës në gjashtë qytete në Bullgarinë Veriore - Dobriç (21 mars), Varna (22 mars), Shumen (23 mars), Ruse (24 mars), Pleven (25 mars), Vidin (26 mars).
Ky turne është edhe një gjest për publikun jashtë kryeqytetit, i cili prej më shumë se një dekade nuk ka pasur mundësinë të shijojë live performancat e orkestrës legjendare.Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e..