Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e themelimit të medias. Në këtë datë të vitit 1935 Car Boris III nxori një dekret me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore.
Veprimtaria shoqërohet me hapjen e ekspozitës "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve", e cila prezanton foto dhe dokumente arkivore nga fondet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe BTA.
"Radio Bullgaria (programet e BNR-së për jashtë vendit - shën. red.), me përmbajtjen e saj në 11 gjuhë, është kthyer në një portal multimedial dedikuar bullgarëve në mbarë botën. Informacionet që lidhen me jetën e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit dhe me ngjarjet në diasporat bullgare tani janë më të strukturuara dhe më të dukshme, dhe lajmet dhe temat nga Bullgaria prezantohen në një formë më të përgjithësuar, me informacionin e nevojshëm suplementar, në mënyrë që edhe njerëzit që nuk ndjekin vazhdimisht rrjedhën e informacionit të jenë të vetëdijshëm për proceset”, tha Daniell Nençev, shef i degës “Zhvillimi Strategjik” të BNR-së, duke paraqitur veprimtarinë e programeve të veçanta të medias.
Edhe sot e kësaj dite Radio Bullgaria mbetet e vetmja media në Bullgari që ofron informacion të shumëllojshëm për vendin tonë për një auditor shumë të madh jashtë shtetit në 11 gjuhë të huaja, përfshirë gjuhën shqipe.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Vetëm me ty“ nga Kristiana Asenova. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:43- Lajme 11:58- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Mund të të pres përgjithmonë” nga Teodosij Spasov dhe Polina Cvjatkova. Kënga është pjesë e albumit “Përralla Antarktike” që ndërthur..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën e parë solo - "I panjohuri" nga ROSS. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:36 - Lajme •13:04 - Kënga e ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë të dëgjoni projektin më të fundit të formacionit DEEP ZONE..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "A..