Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër Llakatishka Rilla në dimër

Çerni Osëm rrjedh pranë fshatit Govedarci
Foto: Miglena Ivanova

Nëse kërkoni një destinacion për një shëtitje të këndshme në zemër të malit, mund të zgjidhni Llakatishka Rilla. Ju sugjerojmë të filloni nga fshati Govedarci. Përgjatë tij rrjedh lumi Çerni Osëm, në të cilin derdhet lumi Llakatica. Është pikërisht ai që i jep emrin kësaj pjese të zonës së poshtme të Rillës Veriperëndimore.

Prej këtu, përgjatë një tatëpjete, duhet rreth një orë e gjysmë për të arritur në kishëzën "Shën Ilija".

Tradicionalisht, vendasit mblidhen këtu më 20 korrik, kur Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Profetit Shën Ilia dhe bëhet kurban në emër të tij për t'i mbrojtur ata nga fatkeqësitë.

Në lëndinën përpara kishës ka një vend me tavolina dhe stola ku mund të bëni muhabet dhe një piknik të mrekullueshëm. Prej këtu shfaqet një panoramë përrallore, e cila na bën të kujtojmë fjalët e shkrimtarit Aleko Konstantinov, ndonëse thuheshin për një krahinë tjetër bullgare: “Shikoni tani!... Në këtë çast a do të psherëtijë dikush për Tirolin dhe Zvicrën që t’i bie një herë me shpullë!... Zotërinj! Shikoni, shikoni bukuritë, shikoni mrekullitë...”.

Është dimër dhe këtë na e kujtojnë vendet e mbuluara me borë aty-këtu dhe kapelet e bardha në majat e larta përballë.

Shkoni edhe në majën e afërt Tapankovica 1495 metra të lartë, e rrethuar nga pemët halore.

Prej këtu, të kënaqur, të çlodhur dhe të lumtur, nisuni përsëri për në fshatin Govedarci.

Para se të hyni në fshat, ju pret një tablo e bukur, e cila i shton edhe më shumë ngjyra të ndezura kujtimit të shëtitjes së mrekullueshme nëpër malin e bukur bullgar Rilla.

Foto: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Peristera - kështjella e pëllumbave në kodrën “Shën Petka”

Mbi qytetin e Peshterës (Bullgaria e Jugut) ndodhet kodra Sveta Petka. Mbi të ka pasur një kështjellë dhe emri i saj - Peristera - do të thotë pëllumb në greqisht. Supozohet se emri ka ardhur nga një nga gurët e mëdhenj në citadelën e..

botuar më 24-10-14 6.27.MD

Manastiri i Baçkovos: një thesar historik dhe shpirtëror i Bullgarisë

Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me..

botuar më 24-10-07 7.15.MD

Vera e nxehtë në Pomorie ka shije kripe

Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) -..

botuar më 24-08-29 7.15.MD