Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev në një konferencë me rastin e zbatimit të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.
Donçev kujtoi se javë më parë ka paralajmëruar në Parlament në lidhje me situatën, e cila, sipas fjalëve të tij është shqetësuese. Masat dhe reformat në të gjithë planin janë 321 deri në pagesën e nëntë. Nga këto, Bullgaria ka realizuar 115, tha Donçev dhe pranoi se në 4 vjet Bullgaria ka realizuar një pjesë të parëndësishme të reformave.
7 projekte nuk mund të realizohen, siç ishte planifikuar, deri më 31 gusht 2026, për 15 projekte probabiliteti i realizimit është jashtëzakonisht i ulët, ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova.Kandidatët për anëtarësim në BE duhet t'u përmbahen kritereve dhe kushteve që kanë rënë dakord vetë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev pas një takimi në Sofje me homologun e tij gjerman Johann Wadephul , raportoi..
Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Gjermania është ndër partnerët tanë më të ngushtë strategjikë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev pas një takimi me homologun e tij gjerman Johann Wadepful, i cili është..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të..