Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme, të ulëta dhe mesatare në pjesën më të madhe të vendit. Moti do të mbetet me mjegull përgjatë Danubit, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 11°, më të ulëta në vendet me mjegull të vazhdueshme, në kryeqytet do të jetë rreth 8°.
Në zonat malore do të ketë vranësira të konsiderueshme, por nuk do të ketë reshje. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 6°, në 2000 m. rreth minus 1°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Temperaturat maksimale do të jenë 5-8°. Temperatura e ujit të detit është 4-5°. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..