Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Foto: BTA-arkiva

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit Bullgaro-Zviceran. Nga shërbimet e tyre do të përfitojnë komunat Ruzhinci, Çuprene, Antonovo, Nikolla Kozlevo dhe Kajnarxha.

Qëllimi është të zvogëlohen pabarazitë ekonomike, shëndetësore dhe arsimore ndërmjet njerëzve. “Duhet të bëjmë përpjekje maksimale për të integruar çdo fëmijë në sistemin arsimor”, tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. Për këtë arsye do të trajnohen 600 persona për të mbështetur lidhjen dhe përfshirjen e grupeve vulnerabël në sistemin social dhe arsimor.
Krasimir Vëllçev
Programi me një buxhet total mbi 9 milionë franga zvicerane do të zbatohet në periudhën 1 mars 2025 – 3 dhjetor 2029. Vendi ynë do të marrë pjesë me 15% bashkëfinancim të aktiviteteve.

Përpiloi: Diana Cankova

Foto: BTA- arkiva, Ministria e Arsimit

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..

botuar më 25-05-10 9.30.PD

Bullgari feston Ditën e Evropës apo Ditën e Fitores?

Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit. Duhet të..

botuar më 25-05-09 2.30.MD
Papa Leo XIV

Bullgaria mirëpret Papën e sapozgjedhur Leo XIV

Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë..

botuar më 25-05-09 9.11.PD