Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, patriarku bullgar Daniill dhe shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov.
“Për mua kjo është data më e ndritur, sepse 3 Marsi është ringjallja e një populli dhe një vendi”, tha nënpresidentja Jotova.
Patriarku theksoi rëndësinë e festës si simbol dhe kujtim i njerëzve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Qendra e festimeve për 3 Marsin ishte maja historike “Shën Nikolla” – Shipka, ku u mblodhën bullgarë nga rajone të ndryshme të vendit për të nderuar sakrificën e të vdekurve për liri. "Ne jetojmë në kohë dinamike dhe të vështira, një kohë transformimesh dhe sfidash të paprecedentë." Por amaneti për të mbrojtur Atdheun, për të bërë përpjekje për ta zhvilluar atë si shtet demokratik, juridik dhe social, mbetet i pandryshuar”, tha në fjalinë e saj para të pranishmëve në majë kryetarja e Kuvendit Popullor Natalia Kisellova.
Ceremonia me paradë dhe fishekë zjarri për datën 3 Mars do të mbahet në mbrëmje në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet. Presidenti Rumen Radev do të pranojë rreshtin e njësive ushtarake përfaqësuese dhe flamujt e shenjtë luftarakë.
Lexoni më shumë për 3 Marsin në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Foto: BGNES, BTAI ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..