Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena. Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti kualifikuesin e parë, Tomi Rabanser (Itali).
Në vitin 2023, në kampionatin në Bansko, Zamfirov fitoi medaljen e artë në sllallomin gjigant paralel.
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni...