Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 marsin 2025

Parashikimi i sinoptikëve është për mot të ngrohtë dhe dinamik

Foto: Ani Petrova

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të maleve do të fryjë erë e fortë nga jugu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°, në kryeqytet do të jenë rreth 19°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira. Para mesditës do të ketë reshje shiu në vende të veçanta në Rodopet Lindore, Stranxha dhe Sakar. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë, në zonat më të larta - erë e furishme nga jugperëndimi.  Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 15°, në 2000 m rreth 9°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, më shpesh të theksuara. Para mesditës do të ketë reshje shiu, kryesisht në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 21°. Temperatura e ujit të detit është 6-7°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë, në veri deri në 4 ballë.

Ditën e enjte moti do të jetë mjaft dinamik. Do të mbetet e ngrohtë dhe me erë. Vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu kryesisht në zonat malore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD

Partia “Veliçie” organizon protestë kundër zëvendësimit të votës

Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..

botuar më 25-03-11 3.23.MD