Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania shtetërore “Shërbimi Informativ” dhe prokuroria po e bllokojnë punën e Gjykatës Kushtetuese dhe po tentojnë të anashkalojnë Kushtetutën për të ruajtur rezultatet e rreme të zgjedhjeve, pushtetin e GERB-it dhe ndikimin e Deljan Peevskit”, thonë organizatorët e nismës “Drejtësia për të gjithë”.
Protesta në kryeqytet nisi përpara ndërtesës së Gjykatës dhe u shndërrua në një marshim paqësor përgjatë bulevardeve qendrore të kryeqytetit drejt godinës historike të Kuvendit Popullor.
Atij iu bashkuan Kirill Petkov, Nikollaj Denkov dhe deputetë të tjerë nga PP-DB, ish-ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev, aktivistë civilë. Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej "#Kush# vodhi zgjedhjet", "Komisioni Qendror i Mashtrimit". “Nuk ka dyshim se prokuroria dhe prokurorët janë pionë në duart e atyre që duan të kontrollojnë dhe të skllavërojnë institucionet, për t'i bërë zgjedhjet të pakuptimta si bazë e demokracisë. Ajo që ndodhi këto ditë është se duan t'i bëjnë të pakuptimta zgjedhjet përmes të cilave ju zgjidhni se kush dhe si do t'ju qeverisë. “Kjo është frika më e madhe e politikanëve aktualë”, iu drejtua njerëzve Ilijan Vasilev, një nga organizatorët.
Në të njëjtën kohë, simpatizantët e partisë “Veliçie”, së cilës nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në Kuvendin Popullor, dolën në protestë. Ata kërcënuan se do të mblidhen çdo natë përballë godinës së Kuvendit Popullor, pasi partisë së tyre në mënyrë të paligjshme iu hoq e drejta për të pasur deputetë të saj.
Lexoni më shumë mbi temën:
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..