Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

88 vjetori i lindjes së bilbilit të Trakisë – këngëtarja popullore Nadka Karaxhova

Foto: arkiv

Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër muzikore. Në moshën 15 vjeçare, në një festival të artit amator në Plovdiv, Nadka Karaxhova ra në sy nga kompozitori Filip Kutev. Dhe në vitin 1953, vetëm 16 vjeç, ajo u bë pjesë e Ansamblit legjendar Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, dirigjent i të cilit ishte Kutev.
Nadka Karaxhova qëndroi në të për 40 vjet, duke performuar me sukses të jashtëzakonshëm në Evropë, Azi dhe Amerikë. Pasuan pjesëmarrje në koret "Zërat kozmikë" dhe "Zërat e mëdhenj të Bullgarisë".
Në vitin 1991, së bashku me vajzën e saj Svetlla dhe këngëtaret Liljana Galevska dhe Stojanka Llallova, ajo themeloi kuartetin "Sllavej". Paralelisht, këngëtarja regjistroi mbi 300 këngë solo popullore për Radion Kombëtare Bullgare, nxori 27 albume dhe mori pjesë në shumë filma të xhiruar nga Televizioni Kombëtar Bullgar.
Nadka Karaxhova ka realizuar mbi 13 500 koncerte. Ai vdiq papritur më 3 janar 2011 në Sofje, dhe shkak ka qenë një atak i rëndë në zemër. Le të kujtojmë Nadka Karaxhovën me një nga këngët e saj më të njohura – “Filloi të blegërij qengji”.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

147 vjet nga Çlirimi i Sofjes

Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..

botuar më 25-01-04 10.10.PD

Shën Stefani - martiri i parë për besimin e Krishtit

Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..

botuar më 24-12-27 5.45.PD

40 vjet pas fillimit të të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”

Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..

botuar më 24-12-24 5.05.PD