Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë i kushtojnë një konferencë ujit si një burim natyror i paçmuar

Foto: climate.ec.europa.eu

Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje ceremoniale kushtuar ujit - një burim natyror i paçmuar, një komponent i domosdoshëm i të gjithë organizmave dhe mjedisit jetësor, por edhe një gjenerues i ngjarjeve ekstreme si stuhi, breshër dhe përmbytje. Arsyeja janë tre ditë ndërkombëtare - e akullnajave (21 mars), e ujit (22 mars) dhe meteorologjisë (23 mars).
Lumi Danub afër ishullit Belene
Forumi përfshin edhe një ngjarje zyrtare nën kujdesin e UNESCO-s dhe Organizatës Botërore Meteorologjike, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt online, transmeton BTA. Më 21 mars, në Sallën e Madhe të Akademisë Bullgare të Shkencave (Sheshi Narodno Sëbranie në Sofje), drejtori i IIKAV-BAN, Prof. Ekaterina Baçvarova dhe Prof. Bojan Kullov do të prezantojë ide novatore për restaurimin e zonave ujore përgjatë lumit Danub në kuadër të projektit evropian DaWetRest. Për burimet ujore të Bullgarisë dhe krizën aktuale të ujit do të flasë Prof. Emill Burnazki. Ndërsa Prof. Emill Gaçev nga IIKAV-BAN do të prezantojë një film për hulumtimin e tij mbi akullnajat e vogla që po zhduken në malet e Evropës Juglindore.
Mikroakullnaja Snezhnika me majën Vihren në sfond
Ngjarja është lirisht e aksesueshme për të gjithë, dhe një kuiz me pyetje interesante nga fusha e ujit do të organizohet për vizitorët në vend.
Përpiluan: Cvetana Tonçeva dhe Elena Karkallanova
Foto: climate.ec.europa.eu, wwf.mg, arkiva personale e Prof. Asoc. Emill Gaçev, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD

Ideja për të pasur orë mësimore mbi virtytet dhe fetë në shkollë shkaktoi një debat të gjerë shoqëror

A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..

botuar më 25-04-15 7.30.PD

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD