Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një koncert në Los Anxhelos do të interpretohen vepra nga Penka Kuneva dhe muzikantë klasikë bullgarë

Penka Kuneva
Foto: arkiv personal

Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars, do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva.

Përveç dy veprave dhe orkestrimeve të saj për kuartet harqesh, flaut dhe piano të realizuara prej saj për gjashtë këngë nga repertori i korit me famë botërore "Misteri i Zërave Bullgarë", në koncert do të shfaqen vepra të Petko Stajnov Marin Goleminov, Panço Vlladigerov Milen Kirov  dhe Petër Hristoskov. Publiku do të ketë mundësinë të shikojë edhe trailerin e filmit më të ri të regjisorit Millko Llazarov - "Kopeja"  . Penka Kuneva e kompozoi muzikën për të, si dhe për filmin e mëparshëm të regjisorit - "Aga" (2018):

"Iniciativa po zbatohet me ndihmën e Konsullatës Bullgare në Los Anxhelos. Ideja ishte që të zhvillonim një koncert në të cilin do të performonim vetëm vepra bullgare me qëllim që të prezantojmë publikun dhe trupin diplomatik me muzikën tonë klasike amtare. Antonín Dvořák, Bedřich Smetana dhe Edvard Grieg janë emra me famë botërore, por ne nuk kemi kompozitorë më pak të gjenialë, si Ljubomir Pipkov, Marin Goleminov,  emrat e të cilëve nuk dihen jashtë vendit”, tregon Penka Kuneva.

Që kur mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1990, bullgarja u mbështetet në origjinalitetin dhe identitetin e saj kombëtar për të kapërcyer konkurrencën dhe për të gjetur vendin e saj në industri si kompozitore filmash:

"Për mua folklori dhe përrallat tona popullore kanë qenë gjithmonë një burim i madh frymëzimi. Kompozimi im i parë, i zgjedhur për t'u përfshirë në një film, është ndikuar nga të ashtuquajturat tinguj dhe tonalitete joperëndimore. Kjo e bëri atë shumë të suksesshëm dhe kuptova që rrënjët dhe kultura ime janë shumë të forta dhe duhet ta theksoj këtë për të ecur përpara", ndan kompozitorja dhe shton:


"Kështu ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve. Albumi im më i famshëm, i cili doli para 10 vitesh, i quajtur “Gruaja astronaute” (The Woman Astronaut) , është ndikuar shumë edhe nga identiteti dhe kultura ime bullgare, të cilën e mbaj brenda vetes. Do të thoja se unë dhe Milen Kirov shquhemi këtu sepse po shkelim në rrënjët tona shumë të forta".

Pas 26 vitesh përvojë profesionale në Los Anxhelos, përveçse në titullin e fundit të një sërë serialesh televizive dhe hitesh filmike, emri i Penka Kuneva është gjithashtu pjesë e një parku tematik të NASA-s:

"Imagjinoni një muze që është shumë interaktiv. Ekspozitat në të janë kryesisht raketa dhe anije kozmike, por përveç tyre mund të shikoni edhe shumë filma, për të cilët duhej ta kompozoja muzikën." 

Rruga e gruas bullgare drejt një studioje të suksesshme muzikore, ku ajo krijon muzikë për filmat e njohur të Hollivudit, përfshirë serialin "Piratët e Karaibeve", "Engjëjt dhe demonët" dhe "Sherlock Holmes", nuk është aspak e lehtë. E diplomuar në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje, ajo u largua për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 pasi fitoi një bursë për të studiuar kompozicion në Universitetin Duke në Durham, Karolina e Veriut. Ajo mbërriti atje me vetëm 130 dollarë, por kurrë nuk hoqi dorë nga ndjekja e ëndrrës së saj. "Gjithmonë kam qenë e interesuar të krijoj muzikë për artet pamore - teatër, balet, kinema dhe tani video lojëra. Më pëlqen gjithashtu të punoj me njerëz krijues. Kjo e "hap" imagjinatën time. Vendosa që të kompozoj muzikë për filma, kjo ishte ëndrra ime", tha ajo në një intervistë për Radio Bullgarinë disa vite më parë. Dhe sot ajo shton:

"Unë punoj me njerëz që kanë një vizion dhe janë krijues dhe më duket shumë interesante të komunikoj me njerëz të tillë. Një artist duhet të ketë gjithashtu aftësi shumë të mira organizative, sepse ndërtimi i një karriere është shumë i vështirë, është si një maratonë. Këtu, unë kam qenë në Los Angeles për 26 vjet dhe sa zhanre kam provuar - televizion, kinema, video lojëra të reja, parqe tematike... Çdo punë si kjo kërkon aftësi të reja, të mësosh stile të reja muzikore, të menduarit shumë fleksibël, të punosh me njerëz nga vende të ndryshme, me personalitete të ndryshme. Më ndihmoi që kam qenë gjithmonë shumë intuitive, fleksibël dhe e gatshme për të mësuar gjëra të reja.”

Foto: arkivi personal i Penka Kunevës

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova

Maria Bakallova do të jetë partnere me Sylvester Stallone

Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..

botuar më 25-02-11 11.21.PD

Një koleksion pikturash na lejon të hedhim një vështrim në botën intime të Nikollaj Shmirgella

Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..

botuar më 25-02-11 8.15.PD

Për mrekullitë e jetës, besimin dhe dritën... filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë"

Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..

botuar më 25-02-09 9.25.PD