Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të parlamentit në Sofje. Ai titullohet “Duam rritje të dukshme të pagave me Buxhetin 2025”. Sindikata po kërkon rritje të pagave në sektorët që janë të nën financuar dhe ku pabarazitë në paga po rriten.
Kërkesa është që të sigurohen 250 milionë leva shtesë /128 milionë euro/ në buxhetin e vitit 2025, i cili do të lejojë rritjen e pagave në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, Agjencinë e Asistencës Sociale, Agjencinë e Punësimit, Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Agjencinë Rregullatore Bërthamore, Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, ministritë e shëndetësisë dhe të mjedisit, Hekurudhat Shtetërore Bullgare, Radion Kombëtare Bullgare ((BNR), Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA). Financime shtesë nevojiten edhe për kujdesin shëndetësor të shkollave dhe të fëmijëve, transportin publik në Sofje dhe në vend, strukturat në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore, Postat Bullgare etj.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..