Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë kohë, vështirë se dikush do ta imagjinonte se kjo do të bëhej një nga nismat më të mëdha mjedisore në botë.
Ora e Tokës do të festohet për të 18-in vit, pikërisht në orën 20:30 me orën lokale, sonte (22 mars), si një simbol i shpresës për të nesërmen tonë të mundshme në vendin ku banojmë në univers. Bullgaria merr pjesë aktive në iniciativë që nga viti 2009 dhe këtë vit ajo përkon me Ditën Botërore të Ujit - 22 mars, prandaj organizatorët nga WWF Bullgaria ia kushtojnë fushatën e tyre "Pajtohu për natyrën" punës sonë për mbrojtjen e lumenjve dhe ligatinave në vendin tonë, si dhe banorëve të tyre të rrezikuar.
Përmes disa nga platformat e njohura të transmetimit, ambientalistët po dërgojnë mesazhin se zhdukja e kafshëve të egra nuk është një film. Kjo ndodh në jetën tonë dhe ne të gjithë marrim pjesë në të me vendimet tona të përditshme.
Lundërzave iu jepet një rol kryesor në Orën e Tokës këtë vit. Ndryshe nga shtëpia e dragoit, shtëpia e vidrës nuk kërcënohet nga luftimet mbretërore, por ekzistojnë një sërë kërcënimesh serioze për ekzistencën e saj. Barrierat lumore, korrigjimi i lumenjve dhe kullimi i ligatinave, ndotja e ujit, prerja e vegjetacionit të bregut, thatësira si pasojë e ndryshimeve klimatike janë vetëm disa prej tyre.
Dikur në Bullgari kishte rreth 5000 lundërza, sot nuk ka më shumë se 1500.
Interesante është edhe nisma e Shoqatës “Bjeshkatari i Ri”, e cila organizon për të shtatën vit radhazi Shëtitjen e Natës në malin e Bellasicës. Motoja e këtij viti është “Hapat në errësirë, Drita për Tokën, Jeta për Ujin”. Marshimi fillon në orën 20:15 në qytet.
Pra, me hapa të vegjël, secili prej nesh mund të ndezë shkëndijën brenda vetes dhe t'i japë një dorë natyrës. "Ne besojmë se me ndihmën tuaj, Ora e Tokës do të vazhdojë të frymëzojë bullgarët që të përpiqen për një të ardhme në të cilën ata jetojnë në harmoni me natyrën," thotë ekipi i WWF Bullgaria. Sepse natyra e Bullgarisë ka katër stinë dhe të gjitha ia vlen të shihen.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Foto: wwf.bg, facebook/ Shoqata “Bjeshkatari i Ri”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..
Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze...