Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Kinë shpresojnë të kenë më shumë produkte bullgare në tavolinat e tyre

Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva, dhe Uan Laxjun, shef i blegtorisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Kinës.


Në vitin 2023 tregtia e mallrave bujqësore dhe ushqimore midis dy vendeve arriti në 640.6 milionë  dollarë amerikanë, që është 37% më shumë se në vitin 2022. Bullgaria ka nisur 39 procedura për eksportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore bullgare në Kinë, nga të cilat 11 janë përfunduar.

Z. Uan Laxjun theksoi dëshirën e Kinës për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai theksoi cilësinë e lartë të produkteve ushqimore bullgare dhe tha se shpreson që gjithnjë e më shumë prej tyre të arrijnë në tryezat e konsumatorëve kinezë.
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë ndër ata që përdorin më pak trenat në BE

Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..

botuar më 25-11-01 6.30.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..

botuar më 25-10-31 7.40.MD

Parlamenti ndalon përkohësisht eksportin e produkteve të naftës

Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..

botuar më 25-10-31 5.56.MD