Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës kërkimore “Trend” i porositur nga gazeta “24 orë”.
Vlerësimet pozitive për kabinetin janë pak në rënie - nga 29% në 27%. Mosmiratimi u rrit nga 44% në shkurt, në 50% në mars. Vlerësimi i miratimit të parlamentit mbetet 15 për qind. Pavarësisht nga pakënaqësia mbizotëruese me punën e qeverisë, 46% preferojnë që kabineti Zheljazkov të vazhdojë të qeverisë. Vetëm 30 për qind duan zgjedhje të reja. 55% dyshojnë se kabineti do të ketë një mandat të plotë.
Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet elektorale. GERB-SDS është forca e parë politike me 26.7% mbështetje.Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të..