Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Vasilev tha se Kisellovën do ta dorëzojnë në prokurori.
Grupi parlamentar i partisë MEÇ po pushon së ekzistuari, tha kryeparlamentarja Natalija Kisellova në fund të seancës finale 22-orëshe, në të cilën u miratua buxheti i shtetit. Sipas rregullores së Kuvendit, numri minimal i deputetëve për të formuar një grup parlamentar është 10. Aktualisht janë 9 deputetë nga MEÇ, tha ajo. Deputeti nga formacioni Samuill Sllavov dha dorëheqje. Deputeti i ri i partisë, Angell Petkov, nuk e ka bërë betimin.
Sipas Vasilev, deklarata e Kisellovës për shpërndarjen e grupit parlamentar nuk ka vlerë juridike.Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..