Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Vemja e Rodopeve" - treni që përshkon kohën dhe malin

Foto: Bozhidar Çollakov

"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë, i cili qarkullon në një pjesë tjetër të malit, por një tren shumë i zakonshëm me lokomotiva moderne me naftë. Përngjasimi i tij me një vemje nuk është rastësi! Me vagonët që lëkunden në ritmin e kthesave, treni duket pothuajse si një vemje që nuk po nxiton të shkojë askund, lëviz me 40-60 km/orë, vende-vende edhe 25 km/orë dhe duket se po shijon çdo minutë të udhëtimit. Dhe një detaj i këndshëm – traseja e hekurudhës panoramike mbulohet për rreth 3 orë, dhe bileta me një drejtim kushton nja 6 - 7 leva.

Pjesa më tërheqëse fillon pas stacionit Most, kur treni kalon përmes një ultësire midis dy kodrinave piktoreske, duke hyrë në rajonin e qytetit Kërxhali. Nga atje, pasagjerët shijojnë panorama të pabesueshme të digës Studen Klladenec, Kështjellës Mesjetare Monjak dhe formacioneve shkëmbore mbresëlënëse që ngrihen mbi shina, tregon Bozhidar Çollakov, një gazetar nga Radio Kombëtare Bullgare - Kërxhali, një udhëtar i zjarrtë me tren dhe krijues i faqes në Facebook "Vemja e Rodopeve". “Pothuajse në çdo ndalesë ka diçka interesante për turistët, duke filluar nga pika më jugore e rrugës hekurudhore – fshati Podkova”, thotë Bozhidar dhe shton:

“Së fundmi u bë shumë e njohur dhe e vizituar xhamia prej druri e Shtatë Vashave në fshatin Podkova, e cila ndodhet 700 metra larg nga vetë stacioni. Dhe tani, me orarin e ri të Hekurudhave Bullgare për vitin 2025 me trenin e mesditës për në Podkova, njerëzit mund të bëjnë një udhëtim ditor në Rodopet Lindore për të shijuar këto bukuri dhe në fund të ditës të kthehen me "vemjen". Ndalesa tjetër interesante është Momina Skalla, nga ku udhëtarët mund të arrijnë në urën më të gjatë me litar në Bullgari, që të çon në fshatin Lisicite – një fshat i izoluar me vetëm 15-20 banorë, i aksesueshëm vetëm më këmbë ose me tren” - tregon Bozhidar Çollakov.

Xhamia prej druri në fshatin Podkova

"Vemja e Rodopit" nuk është thjesht një tren - është një lidhje me historinë. Nga Lisicite mund të bëni një udhëtim ecjeje deri në Çitkaja - kështu quhen kamaret shkëmbore mbi fshat, për të cilat thuhet se janë një vend i shenjtë i lashtë trak. Stacioni Shiroko Pole është pikënisja për në Kalanë Mesjetare Monjak - një nga më mbresëlënëset në Rodopet Lindore. Mund të arrihet për rreth 40-50 minuta në këmbë nga qendra e fshatit Shiroko Pole, pohon Bozhidar ÇolLakov. Dhe ai rekomandon një itinerar tjetër, që fillon nga stacioni Sredna Arda, i vendosur në një zonë të mbrojtur natyrore: 

Ura pranë fshatit Lisicite

“Vetë ndalesa ndodhet pikërisht në bregun e digës Studen Klladenec – me një pamje panoramike drejt saj. Mbi ndalesën ka kamare shkëmbore dhe shpella të vogla të banuara nga lakuriqët e natës. Pasagjerët gjithashtu mund të zbresin në ndalesën Kallojanci, si pikënisje në një nga majat në rajon - Jumruk Kaja mbi fshatin Kallojanci. “Vemja” kalon edhe pranë fshatit Ptiçar – vendlindja e peshëngritësit me famë botërore Naim Sjulejmanogllu. Vitet e fundit, komuniteti lokal punon për restaurimin e shtëpisë së tij të lindjes dhe krijimin e një muzeu kushtuar trashëgimisë së tij" - shpjegon Bozhidar Çollakov.

Pamja nga Kalaja Monjak

Turistët po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë “vemjen” për udhëtime ditore në qoshet sekrete të Rodopeve Lindore. Kështu, nga një mjet i zakonshëm transporti, treni Dimitrovgrad-Podkova u vendos si një konkurrent i denjë i hekurudhës me binarë të ngushtë, duke tërhequr dashamirët e udhëtimeve të ngadalta, piktoreske dhe romantike.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto dhe video: Bozhidar Çollakov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçillovci, ose Musilijan - pse kinezët e duan fshatin piktoresk në malin e Rodopeve

Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..

botuar më 25-03-23 6.15.PD

Qyteti i Rilindjes Kombëtare Bullgare Kotell tani është gjithashtu një destinacion skish

Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..

botuar më 25-03-06 6.35.PD

Qetësi, dritë dhe spiritualitet: Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” në dimër

I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik  Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..

botuar më 25-02-23 9.25.PD