Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e shtrenjta". Ai është edhe autori i tekstit, në të cilin flet për dashurinë komplekse dhe shpesh të dhimbshme që lë gjurmë të qëndrueshme, por edhe se sa e rëndësishme është mbi të gjitha që të gjithë ne ta duam veten. Muzikën e kompozoi Angell Prodanov – Acho. Po ai e bëri edhe aranzhimin e këngës.
"Ndonjëherë, të pikëlluar nga një ndarje, ne harrojmë se kush jemi", thotë Danny Levan. – Dhe në këtë moment ne duhet të mësojmë ta duam veten përsëri, dhe ky është një art. Nëse arrini të pikturoni me bojëra shumëngjyrëshe në kanavacën e bardhë të shpirtit tuaj, vetëm atëherë do të sillni dashuri dhe kuptim në jetën tuaj. Do ta vendosni veten në një piedestal”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube /Danny Levan, Facebook /Danny LevanTre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...