Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov.
Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet Deljan Dobrev, u takua me drejtorin ekzekutiv të “Hyundai” Hanlo Li.
"Unë pres që projekti të zbatohet brenda afateve të përcaktuara nga parlamenti dhe brenda buxhetit," tha Borisov.
Para delegacionit të “Hyundai”, pjesëmarrësit bullgarë në takim theksuan se Bullgaria është një nga vendet e pakta ku energjia bërthamore ka mbi 50 vjet histori dhe personel të trajnuar mirë, që është një pasuri e paçmuar. Statistikat tregojnë se mbi 70% e bullgarëve mbështesin zhvillimin e energjisë bërthamore.Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..