Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas Kristiani u shfaq në Eurovizion dhe i dha Bullgarisë një vend të dytë historik në konkurs, pas së cilës hyri si pjesëmarrësi më i ri në një nga formatet më të suksesshme për interpretues në Kinë. Kështu me kalimin e viteve ai u rrit si artist dhe kantautor.
Sot, Kristian Kostov kalon pjesën më të madhe të kohës në Bullgari dhe punon në mënyrë aktive si autor në projekte hit, duke përfshirë bashkëpunimet me DARA, Miro dhe të tjerë.
Miqësia e tij me producentin Dexter dhe Dara Ekimova e frymëzoi atë të krijonte këngën "Unë jam ti", duke qëndruar pas mikrofonit dhe si interpretues. Kënga u publikua me audio dhe video më 15 mars - ditën kur Kristian mbushi 25 vjeç.
"Unë jam ti" do të thotë shumë për mua sepse ndodhi shumë natyrshëm - pothuajse si fati. Asgjë në proces nuk ishte e detyruar apo e planifikuar tepër. Ndërsa po e krijonim, imagjinova se po bënim një soundtrack për "Batman".
“Ndjej se ky projekt është si një fillim i ri, sikur po bëj një hap të rëndësishëm në muzikë”, thotë Kristian.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: Mooncut Film Studio
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re..