Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mund të rikthehet grupi parlamentar MEÇ

Natalija Kisellova
Foto: BGNES

Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova propozoi që grupi parlamentar MEÇ të rikthehet me ndryshim në rregullore ose me vendim të parlamentit. "Ka një popull të tillë" (ITN) propozoi të paraqesë një projekt të një vendimi të tillë. “Nesër projekti do të diskutohet fillimisht në këshillin presidencial dhe Kisellova, në përputhje me paragrafin përkatës të rregullores, do të jetë e obliguar që ta përfshijë projektvendimin si pikën e parë të rendit të ditës”, tha Stanisllav Ballabanov nga ITN.

Lideri i "Moral, Unitet, Nder" (MEÇ) Radostin Vasilev njoftoi se nëse grupi parlamentar i partisë rikthehet me të gjitha të drejtat që rrjedhin nga kjo (përfshirë rikthimin e kryetarit të MEÇ Radostin Vasilev në postin e nënkryetarit të Kuvendit), partia nuk do të ndërhyjë në punën e Parlamentit. Sipas Vasilev, grupi u shpërbë jashtë çdo rregulli për ta goditur atë dhe për t'i heshtur zërin e tij.

Përveçse nuk heqin dorë nga kërkesa për dorëheqje të Natalija Kisellovës, MEÇ deklaroi se nuk heqin dorë nga protesta e paralajmëruar për të mërkurën paradite para Kuvendit kundër “kriminelëve në qeveri” dhe do të mbështesin çdo kërkesë për votën e mosbesimit ndaj qeverisë.

Në faqen e parlamentit thuhet se grupi ka ekzistuar deri më 20 mars 2025. Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova njoftoi se grupi po pushon së ekzistuari sepse deputetët e tij janë nën minimumin e kërkuar - 10 persona. Aktualisht, MEÇ ka 9 deputetë. Deputeti nga formacioni Samuill Sllavov dha dorëheqje. Vendin e tij duhet ta zërë Pllamen Petkov, por ai ende nuk është betuar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Bashkëkryetari i PP Kirill Petkov akuzohet për shtrëngim

Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..

botuar më 25-03-28 1.12.MD
Bojko Borisov

Kreu i GERB pranon çdo mbështetje në rrugën drejt eurozonës

Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë.   Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..

botuar më 25-03-28 11.23.PD

Dy fëmijë me infeksion meningokokal rrezikohen nga vdekja

Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..

botuar më 25-03-28 10.51.PD