Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekipi kombëtar bullgar i MMA fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik në Tiranë

Foto: BTA

Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.

Garuesit vendas treguan një përgatitje të jashtëzakonshme, saktësi teknike dhe një vullnet të pakompromis për të fituar, duke treguar epërsi totale pothuajse në të gjitha grupmoshat dhe kategoritë, duke fituar në total 24 medalje ari, 16 argjendi dhe 12 bronzi. Kjo arritje forcoi pozitën e vendit si një forcë udhëheqëse në Ballkan dhe Evropë dhe vendosi synime të reja për ekipin kombëtar - një paraqitje e suksesshme në dy Kampionatet Botërore për të rinj dhe meshkuj, të cilat janë planifikuar të zhvillohen deri në fund të vitit, theksoi Federata Bullgare e Arteve Marciale të Përziera (BFMMA).

Ndër yjet e skuadrës bullgare në Tiranë u dalluan kampioni i Evropës Angell Aliev, Nikolla Ivanov, Apostoll Apostollov, Polat Mehmed, Fikret Mehmed, Georgi Zheljazkov, Pllamen Donkov, Kristian Nedkov e të tjerë.

Stafi i trajnerëve të skuadrës, i udhëhequr nga Maria Koleva, Ivajllo Georgiev dhe Kallojan Kolev, u shpreh i kënaqur me arritjet e garuesve kombëtare.

"Ky sukses është rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit. Konkurrentët tanë janë shembull se çfarë mund të arrijë njeriu me punë dhe këmbëngulje", tha Maria Koleva pas përfundimit të garës.

BFMMA shprehu gjithashtu mirënjohje për ambasadorin bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe të gjithë punonjësit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë që u dhanë sportistëve vendas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov do të luajë në fazën e 16-të kundër Karlos Alkaraz në Indian Wells

Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..

botuar më 25-03-11 11.06.PD

Klubi i futbollit “Botev Plovdiv” feston 113 vjetorin me një ballo bamirësie

“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..

botuar më 25-03-11 5.10.PD

Medalje argjendi dhe bronzi për bullgaret në kampionatin evropian të qitjes

Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..

botuar më 25-03-10 8.53.PD