Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të deklarojmë argumentet tona," tha kreu i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov. Kërkesa është për shkak të një dështimi në politikën e jashtme.
Sipas Rregullores së Kuvendit, debatet për projekt-vendimin për votimin e mocionit të mosbesimit fillojnë jo më herët se tre ditë dhe jo më vonë se 7 ditë nga marrja e propozimit. Votimi mbahet jo më herët se 24 orë pas përfundimit të debatit. Për t'u miratuar, më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të parlamentit duhet të kenë votuar për të.
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor..