Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar, Erdoan Ahmedov - DPS-DPS, Ljubomir Dacov - GERB-SDS.
Kush është Simeon Djankov? Në vitin 1995 ka magjistruar në shkencat ekonomike në Universitetin e Miçiganit dhe në vitin 1997 i është dhënë titulli “doktor i shkencave ekonomike” nga i njëjti universitet. Ai ishte Ministër i Financave i Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit dhe më pas u zgjodh Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Detyra kryesore e Këshillit Fiskal është t’i kryejë një monitorim dhe analizë të pavarur kuadrit buxhetor me synim ruajtjen e financave publike të qëndrueshme dhe respektimin e rregullave fiskale.89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..
Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e..