Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Kina përmes Baltikut deri në Rodopet Lindore - bullgari investon në përjetime të reja

Foto: pixabay

Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura janë vendet fqinje - Turqia, Greqia, Rumania dhe Serbia. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, viti 2025 nisi fuqishëm – vetëm në janar, afro 600 mijë bashkatdhetarë tanë udhëtuan jashtë vendit, që është mbi 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Me sa duket, as inflacioni dhe rritja e çmimeve, as situata e tensionuar politike në vendin tonë dhe në mbarë botën nuk janë në gjendje t'i largojnë bullgarët nga dëshira për të udhëtuar dhe për të jetuar për momentin.

Regjistrimet për programet turistike pranverë-verë janë jashtëzakonisht intensive, sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë gjatë Ekspozitës Turistike "Pushime dhe Spa Expo" në Sofje. Ja komenti i Vlladislav Karapanov, përfaqësues i një prej agjencive më të mëdha të operatorëve turistikë në tregun bullgar:

Muri i Madh Kinez

"Kemi një rritje mjaft serioze të rezervimeve, ndoshta rreth 20% për të gjitha destinacionet tona. Prandaj po rrisim numrin e datave për secilin prej tyre. Për shembull, vitin e kaluar nisëm për herë të parë programin Baltik dhe kishim 6-7 data për këtë destinacion. I plotësuam të gjitha. Njerëzit ishin shumë të kënaqur. Dhe këtë vit shtuam numrin e datave tona për shtetet baltike. Dhe ne kemi destinacione që janë të rezervuar plotësisht deri në shtator. Interesi për Kinën është mjaft i fortë tani. Këtë vit kemi tashmë 7 programe për Kinën, pra shtuam edhe 5 të reja në krahasim me vitin e kaluar. Rezulton se shumë njerëz në vendin tonë mund të përballojnë të shpenzojnë më shumë para për destinacione më të largëta

Firence, Itali    

Paketat tona për në Evropë janë më të lira. Kemi, për shembull, 6 programe për Italinë që janë jashtëzakonisht të njohura. Bullgari dëshiron të shohë vende të reja, të pushojë pasi ka punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe është i gatshëm të shpenzojë para, dhe ndoshta disa njerëz marrin edhe një kredi për të udhëtuar, d.m.th. bullgarit i pëlqen të jetojë për momentin."

Megjithatë, shumica e bashkatdhetarëve tanë do të zgjedhin Bullgarinë për pushime në muajt në vijim. Rezervimet po shkojnë shumë mirë për pushimoret spa si Velingrad, Hisarja, Kjustendill, përfshirë edhe Pavell Banja, që vitet e fundit u pasurua me një bazë hoteli elitar dhe qendra moderne spa.

Turizmi aventurier në mes të natyrës bullgare po merr gjithashtu vrull, shpesh i kombinuar me eksplorimin e jetesës rurale, me përvojat e kuzhinës, degustimin e verërave etj.

"Tipi konvencional i turistit që do të qëndronte në një hotel të klasit të lartë nuk vjen tek ne”- thotë Mihaella Kirçeva, e cila prej vitesh mirëpret mysafirët në fshatin Tënkovo, afër bregut të Detit të Zi dhe në brigjet e digës Studen Klladenec në Rodopet Lindore:

Mihaella Kirçeva në malin Rodopa

Vijnë njerëz që janë “të ngulur” në eksperiencë. Për shembull, në bujtinat ku qëndrojnë shpesh nuk ka banjë private, shumë herë flemë në kasolle apo çadra. Për ne, gjëja më e rëndësishme është të përjetojmë dhe të mësojmë diçka të re, të krijojmë kontakte të reja. Dhe njerëzit kërkojnë aventura të tilla, apo të ashtuquajturat “aktivitete në natyrë”. Kjo përfshin ecjen, çiklizmin, etj. Kajakët janë shumë të njohur sepse janë ndoshta mënyra më e lehtë për njerëzit që të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë. Dhe nga ky këndvështrim, turistët aventurierë në vendin tonë janë mendjegjerë dhe bohem” – thotë në përfundim Mihaella Kirçeva.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: Pixabay, Revista "Travel&Lifestyle", Facebook /Mihaela Kircheva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë do të eksplorojnë Evropën përmes një udhëtimi falas me tren

558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...

botuar më 25-02-23 8.30.PD

Verë dhe dashuri në Luginën e Strumës

Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..

botuar më 25-02-14 7.30.PD

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..

botuar më 25-02-02 8.30.PD