Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona intensive me shtrëngata.
Paraditen e së shtunës do të ketë mjegull në disa vende fushore për shkak të lagështirës së lartë. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja, në fushën e Danubit nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, kurse maksimalet 13° deri 18°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 6°, ndërsa ajo maksimale rreth 13°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët me vranësira të përkohshme para mesditës. Pas drekës në shumë vende do të ketë reshje shiu, e mbi 1800 metra - borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 8°, në 2000 metra - rreth 2°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot i vranët me vranësira të përkohshme para mesditës dhe mbi bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 11° dhe 16°. Temperatura e ujit të detit është 8°-10°. Deti do të jetë 3-4 ballë.Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..