Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje – 7°, ndërsa maksimalet – ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje – rreth 11°.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, e mbi 1700 m - borë. Do të fryjë erë e fortë nga rajoni lindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 6°, në 2000 m – rreth 0°.
Do të mbajë mot kryesisht me vranësira në bregdetin e Detit të Zi, në disa vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9° dhe 11°. Uji i detit është 9°-10°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..